Në prag të vizitës së të hënës në Shkup Euro-komesari për Zgjerim, Johanes Han tha se dera e BE-së do të mbyllet për dekada, në rast se dështon referendumi i 30 shtatorit për Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. “Nëse tani nuk shfrytëzohet kjo mundësi, jam përafërsisht i sigurt se dera do të mbyllet për dekada me radhë, nëse jo përgjithmonë. Në politikë duhet të tregohet kujdes, por në të ardhme të parashikueshme do të jetë e mbyllur dhe kjo do të jetë e dëmshme për qytetarët e vendit.”-ka theksuar Han. Ndërsa ndër tjerash tha se vendi mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE në mes të 2019-tës, nëse paralelisht me zbatimin e Marrëveshjes për emrin i përmbush edhe reformat e nevojshme.

ALsat-M

Loading...

Shpërndaj me