Luis Hamilton ka shënuar 3 fitore në 5 garat e para të Botërorit 2019 të Formula 1, ndërkohë që makina Mercedes i ka fituar të gjitha garat e zhvilluara deri më tani.

Kjo është makina më e mirë që kemi realizuar ndonjëherë. Ky sezon është fantastik, 5 fitore të dyfishta për Mercedesin. Më mirë se kaq nuk mund të shkojë. Kjo tregon se kemi një makinë superiore me rivalët dhe na motivon që të jemi më të mirët gjithnjë. Me këtë makinë mund t’ia dal mbanë. Nëse Ferrari nuk do të zgjohet, atëherë do të jetë një duel “kokë më kokë” me Botasin. Por me këtë makinë të dy mund të fluturojmë drejt titullit”, tha mes tjerash Hamilton.

Piloti britanik udhëheq renditjen dhe shpreson që këtë ritëm të ruajë deri në fund, për të arkëtuar titullin e gjashtë kampion bote në Formula 1.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...