Lewis Hamilton, fitues i titullin të pestë kampion bote në Formula 1, ka festuar duke i dhuruar vetes shtëpinë e ëndërrave në Manhattan. Lajmin e ka bërë të ditur The Sun, që zbulon edhe sa ka shpenzuar kampioni anglez i shpjetësisë. Sipas The Sun Hamilton ka harxhuar 32 milionë stërlina ose rreth 36 milionë euro për të blerë vilën në New York. Shtëpia është e vendosur në një kompleks në pronësi të pjesshme të legjendës së futbollit amerikan, Tom Brady dhe bashkëshortes së tij, Gisele Bundchen.

Shtëpia e re e Hamiltonit shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 600 metrash katror dhe disponon një zonë të madhe të jashtme me një pamje të mrekullueshme mbi lumin Hudson. Mes shumë komoditeteve është edhe një pishinë, një palestër super të kompletuar, një fushë për squash e një bibliotekë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...