Mesfushori me tipare ofensive, Hames Rodrigez, rezulton një futbollist i Realit të Madridit teksa është huazuar te Bajerni i Mynihut, në Bundesliga. Mirëpo lëndimet e kanë lënë jashtë fushe për një kohë të gjatë dhe tani Bajerni nuk dëhiron që të blejë kartonin e tij, ndërsa edhe madrilenët nuk kanë asnjë qëllim për ta kthyer në ekip, teksa trajneri Zidan preferon të tjera alternativa. Por, kolumbiani preferon dhe është shumë i lidhur me qytetin e Madridit dhe në këtë formë ka lindur ideja për t’u transferuar te Atletiko. Sipas mediave spanjolle, kanë nisur kontaktet e para. Në këtë formë, Hames do të ishte i lumtur të kthehej në Madrid, por këtë herë te rivalët historik të ‘Los Blancos’.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...