Haland vendos rekorde të reja në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi 19-vjeçar në fitoren 2-1 ndaj PSZH, hyri në histori për shembull si lojtari i parë që shënon në Ligën e Kampioneve me dy skuadra të ndryshme në një edicion, meqë në vitin 2019 kishte qenë pjesë e Salzburgut e tani është te Borusia Dortmund.

Gol në debutim në Bundesligë, Kupë dhe Ligën e Kampionëve, nuk e kishte bërë askush më parë me fanellën e Borusia Dortmund, edhe pse pjesë e saj kanë qenë shumë legjenda.

Me dy golat e shënuar, arriti shifrën 10 në Ligën e Kampionëve, në vetëm 7 ndeshje, si askush më parë, duke zhdukur rekordin e mëparshëm që ndahej nga tre futbollistë. Adriano, Firminjo dhe Mane u ishin dashur 11 ndeshje për të arritur shifrën e 10 golave, të ndjekur nga Simone Inzagi, Ben Jeder e Kejn me 12.

Shifra mbresëlënëse për një talent i cili bëhet adoleshenti i dytë që arrin të shënojë 10 gola në Ligën e Kampioneve. I pari ishte pikërisht ai të cilit kërkon t’i përngjajë e që kishte kundërshtar, Kilian Mbape.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...