Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka përsëritur se është i gatshëm të jetë ndërmjetësues në negociata mbi zgjidhjen e krizës politike në Venezuelë, gjatë takimit me shefin e diplomacisë së Venezuelës.

Guterres i gatshëm të jetë ndërmjetësues në negociata për Venezuelën

Guterres me ministrin Jorheo Areas u takua në Nju Jork, me kërkesë të autoriteteve të Karakasit, derisa kriza dhe konflikti i presidentit të kontestuar Nicolas Maduros me presidentin e përkohshëm Juan Guaido po vazhdojnë.

“Sekretari i Përgjithshëm përsëriti se oferta e tij e shërbimeve të mira për dyja palët edhe më tutje qëndron në mënyrë të nisin negociatat serioze me qëllim të daljes së Venezuelës nga pat pozicioni momental dhe në të mirë të popullit”, ka thënë zëdhënësi i Guterresit Stephane Dujarric.

Guterres kërkon pajtimin e dyja palëve para se të ndërmerr diçka. Sipas pretendimeve të diplomatëve të KB, qeveria e Maduros ka shprehur gatishmëri për bisedime, por ende nuk dihet se cili është qëndrimi i Guaidos.

Guaidon, të cilin parlamenti i Venezuelës e shpalli më 23 janar president të shtetit, e kanë njohur rreth pesëdhjetë shtete në krye me SHBA.

Uashingtoni në Këshillin e Sigurimit ka propozuar një projekt rezolutë me të cilën i bëhet thirrje Venezuelës ta pranojë ndihmën ndërkombëtare humanitare dhe t’i organizojë zgjedhjet presidenciale.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...