Numri një i stolit të Turqisë, Shenol Gunesh ka pranuar se Shqipëria ka fituar besim nga ndeshja e fundit ndaj Islandës dhe u shpreh se sfida e nesërme do të jetë një finale për të dyja ekipet.

“Nëse shohim ekipin e Shqipërisë, ata kanë fituar shumë besim në ndeshjet e fundit. Sfidën e nesërme ata e shohin si finale, ashtu siç e shohim edhe ne. Plani ynë është përqendruar te fitorja. Duam të marrim rezultat pozitiv dhe kemi forcë për ta bërë këtë gjë. Do tregohemi të zgjuar dhe të duruar. Duam të bëjmë një ndeshje që çdokush të jetë krenar. Kjo është një maratonë dhe çdo gjë mund të ndryshojë sot osë nesër, ” tha mes tjerash Gunesh.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...