Pas fitores së rëndësishme të arritur në transfertë ndaj Lesterit, Pep Guardiola analizoi “mallkimin” e penalltive dhe sfidën e ardhshme me Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

“Përgatitjet pas 12 ditë pushimi ishin të mira. Kemi luajtur dy ndeshje të mira dhe është bukur të përgatitesh për në Madrid me kundërshtarë të fortë si Leisteri. Do të ndeshemi me mbretërit e kompeticionit. Të shohim, do të tentojmë të zbavitemi dhe të bëjmë lojën tone. Kemi gabuar 4 penallti radhazi, por mbase do të shënjestrojmë një 11-metërsh kur të kemi nevojë për të fituar diçka dhe nuk do të gabojmë. Edhe portierët janë të mirë, por tjetrën do ta shënojmë. Mendoj se do të jetë për ndeshjen ndaj Real Madrid”, deklaroi Guardiola.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...