Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, në konferencën për shtyp, para ndeshjes finale të FA Kupës kundër Uatfordit, ka folur në lidhje me mundësinë e transferimit të Antoan Grizmanit në Angli.

“Mund të siguroj drejtuesit e Barcelonës se ne nuk do të firmosim me Antoine Griezmann. Nuk e përballojmë dot atë”, u shpreh tekniku spanjoll.

Guardiola reagoi dhe në lidhje me zërat që e lidhin me klubin e Juventusit pas shkarkimit të Max Allegrit.

“Sa herë duhet ta përsëris? Nuk kam asnjë qëllim të lëviz drejt Torinos, apo Italisë. Jam shumë i kënaqur me punën te City dhe njerëzit këtu. Kështu ndihem për momentin, në futboll mund të ndryshojnë shumë gjëra. Sezoni i ri ndoshta nuk do të jetë aq i mirë, por unë do të jem trajner i Mançester Sitit,” tha në fund spanjolli.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...