Pep Guardiola vazhdon të jetë makthi i madrilenëve, ashtu si në kohën kur drejtonte Barcelonën. Spanjolli ka udhëhequr Mançester Sitin në një fitore mbresëlënëse 2-1 me përmbysje në “Santiago Bernabeu”, duke siguruar një rezultat të rëndësishëm që shtyn ekipin e tij drejt kualifikimit të mëtejshëm. Isko nw minutwn e 60-tw zhbllokoi rezultatin, pas dy gabimeve të futbollistëve mysafirë. Por kjo e motivoi edhe më shumë skuadrën e Guardiolas, që arriti brenda pesë minutave të përmbyste gjithçka. Fillimisht, Gabriel Hesus (78’) fitoi duelin me Serhio Ramos dhe baraspeshoi gjithçka, para se Kevin de Brujne nw 7 minuta para mbylljes sw takimit, nga penalltia t’i jepte epërsinë Sitit. Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, veçse Ramos u ndëshkua me karton të kuq e që do të jetë mungesë e rëndësishme në ndeshjen e ardhshme.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...