Pep Guardiola është shumë i kënaqur me tre pikët e fituara në “Old Traford”.

E kuptoj presionin që kemi dhe Mançester Junajted na e bëri të vështirë me Rashford dhe Lingard në sulm. U thashë lojtarëve se duhet të luanim për të fituar, nuk ka rëndësi nëse pësojmë gol. Tani do të shkojmë në Barnli dhe e dimë që do të jetë tepër e vështirë. Është e rëndësishme të jemi të qetë. Nuk jemi akoma kampionë me tre ndeshje të mbetura, është e pabesueshme me pikët që kemi grumbulluar, po ashtu edhe Liverpuli. Të dyja skuadrat e meritojnë titullin, por vetëm njëra mund ta fitojë. Ekipi që do të humbasë nuk mund të ketë pendime pasi ka dhënë gjithçka. Vitin e kaluar kemi rritur nivelin e Premier Ligës me 100 pikë. Liverpuli po na ndjek. Ajo që kanë bërë është e pabesueshme, por është në dorën tonë,” tha me tjerash Guardiola.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...