Pep Guardiola ka qenë në humor pas ndeshjes së barazuar ndaj Atalantës, edhe për faktin se Mançester Siti i tij vazhdon të jetë shumë i shkëputur në kreun e grupit dhe kualifikimi duket thjesht formalitet. Por ai ka qenë më i lumtur për faktin se gjërat nuk shkuan aq keq pasi mbylli ndeshjen me mbrojtës në portë.

Ederson? Ishte pak i dëmtuar, nuk desha të rrezikoja. Kam bërë shumë gabime në karrierë, por ky ishte budallallëku i jetës. Asnjëherë mos hiq një portier nga fusha nëse mund të qëndrojë në fushë”, tha Guardiola duke iu referuar faktit se mbeti pa portier në fund të sfidës dhe u desh të aktivizonte Uollker mes shtyllave.

“E vendosëm aty për aty me përgatitësin e portierëve, që sugjeroi Uollker duke marrë për bazë kurajën dhe shpejtësinë. Për fat të mirë kishte vetëm një goditje në portë, komplimente atij”, tha Guardiola.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...