Skuadra e Mançester Sitit nuk mund të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme, ndërkohë që edhe Federata Angleze ka hapur një hetim mbi klubin nga Mançesteri, amdaj ata që po vuajnë lajmet, janë lojtarët e skuadrës. Andaj trajneri Pep Guardiola, për të mbajtur lart moralin dhe motivimin e yjeve të tij, ka kërkuar ndihmën e xhaxhait të tenistit Rafael Nadal, Toni Nadal. Toni Nadal në fillim ka qenë trajneri i nipit të tij, por tashmë është i impenjuar në fushën e motivuesit. Kështu, Toni Nadal ka qenë i pranishëm në klub teksa para futbollistëve dhe stafit teknik, ka mbajtur një fjalim rreth rëndësisë së forcës mentale. Tani Guardiola shpreson që futbollistët e tij të kenë marrë mesazhin e duhur për të çuar deri në fund këtë sezon.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...