Një grua është gjetur e vdekur me një piton 2.4 metra të mbështjellë rreth qafës në një shtëpi mbushur me 140 gjarpërinj.

Pitoni nga Azia Juglindore konsiderohet gjarpri më i gjatë në botë.

Laura Hurst nga Oxford, Indiana u gjet pa ndjenja. Përpjekjet për të shpëtuar 36-vjeçaren ishin të pasuksesshme.

Policia tha se 140 gjarpërinj u gjetën në pronë dhe të paktën 20 prej tyre i përkisnin Hurst. Sipas policisë, viktima shkonte në pronë rreth dy herë në javë.

Shtëpia është në pronësi të Sherifit të Qarkut Benton, Donald Munson sipas të dhënave të pronës.

Munson tha se vdekja e Hurst ishte një aksident tragjik. Në banesë nuk jetonte asnjë njeri dhe ajo ishte rinovuar posaçërisht për vendosjen e gjarpërinjve aty.

Policia tha se 36-vjeçarja mund të ketë shkuar në pronë për të kontrolluar gjarpërinjtë e saj dhe mesa duket ka nxjerrë një prej tyre jashtë.

Mendohet se një prej gjarpërinjve i ka shkaktuar vdekjen por një autopsi do kryhet sot për të nxjerrë shkakun zyrtar të vdekjes së saj.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...