Të shtunën, më 20 prill në qytetin e Pozharevacit do të varroset urnata e eshtrave të Mirjana Markoviçit, konfirmoi djali i saj Marko Millosheviç për televizionin BK. Pozharevaci është vendlindja e Mirjana Markoviçit dhe Sllobodan Millosheviçit. Mirjana Markoviç, e veja e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, e cila luajti rol kyç në politikat e burrit të saj gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në vitet 1990 vdiq të dielën në një spital të Moskës. Ajo jetonte në Moskë që prej vitit 2003 për t’i shpëtuar përndjekjes në Serbi, thuhet se  Markoviç vdiq nga pasoja të pneumonisë.

 

Loading...

Shpërndaj me