Në nëntor për habinë e të gjithëve Keanu Reeves u shfaq në tapetin e kuq, dorë për dore me partneren e tij Alexandra Grant, duke bërë kështu daljen e parë publike me një partnere që prej ndarjes nga jeta të të dashurës së tij Jennifer Syme në fund të viteve ’90.

Reagimet e fansave për çiftin e ri qenë të menjëhershme; pati prej atyre që u lumturuan që më në fund 55 vjeçari gjeti dashurinë, e po ashtu shumë prej komenteve lidheshin edhe me faktin se Alexandra duket shumë më e madhe në moshë se Reeves, ndonëse është 9 vite më e re se ai.

Ndërsa duket se Keanu po e shijon historinë e tij të dashurisë, fansat nuk ngurojnë të pyesin shpesh se pse Grant nuk i lyen flokët.

Duket se partnerja e yllit të Hollyëood, preferon të mbajë flokët e thinjur për një arsye e që e ka zbuluar pak ditë më parë, nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Mendohet se ekziston një lidhje mes kancerit të gjirit dhe kimikateve të bojrave të flokëve, studim ky i kryer tek 50.000 gra”; thuhet në postimin e Alexandra Grant, duke na njohur kështu me arsyen pse ajo nuk ka preferuar t’i lyej flokët.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...