Antoan Griezman njoftoi largimin nga Atletiko Madrid dhe sipas medieve spanjolle, klubi katalanas nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi, derisa u bë publik përmes një videoje. Tratativa mes lojtarit dhe klubit ka filluar për të përgatitur kalimin e tij në “Camp Nou”, por tani që francezi është zyrtarisht në treg, klubet e tjera kanë filluar të shfaqin interesim. Fillimisht ka qenë PSZH që është interesuar fort për 28-vjeçarin, më pas në skenë doli Bajern Munihu dhe tani është Mançester Siti, që sipas medies katalanase “Sport”, është gati të paguajë klauzolën e Griezmanit. Klubi anglez i ka vënë 200 mln paund në dispozicion trajnerit Pep Guardiola dhe spanjolli dëshiron një sulmues për sezonin e ardhshëm. Për këtë media në fjalë ka bërë me dije se Siti do të hyjë fort në garë për të paguar klauzolën prej 120 milionë euro që ka sulmuesi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...