Mason Grinvud ka shënuar golin e fitores në ndeshjen e parë të Mançester Juanjtedit Astana. Rezultati final i sfidës ka qenë 1-0, megjithëse pritej që të ishte më i thellë në favor të vendasve. Solskjaer kishte bërë rotacion duke përfshirë disa lojtarë të akademisë në njëmbëdhjetëshen e ekipit, dhe në fund njëri prej tyre i ka dhënë fitoren. Trajneri e ka cilësuar si një lojtar me potencial të madh Grinvudin dhe lojtari ja ka shpërblyer duke i dhënë tri pikët “Djajve” në “Old Traford”. Ndërkohë Roma ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Basaksehir. Golat janë shënuar nga Xheko, Zaniolo dhe Kluivert, ndërsa i pari ka qenë një autogol nga Kaikara. Çudia ka ardhur në Gjermani ku Borusia Mynshengladbah është mposhtur 4-0 nga modestët e Volfsbergerer nga Austria. Skuadra e panjohur ka shpartalluar klubin e mirënjohur gjerman, diçka e rrallë. Edhe Vollvsat janë mposhtur në shtëpi nga Braga me rezultatin 1-0.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...