Mason Grinvud është futur në historikun e Mançester Junajtedit, i cili të enjten mundi Partizanin e Beogradit me 3-0.  Në këtë ndeshje gol dhe asistim ka regjistruar Grinvud, duke u futur kështu në histori të”Djajve të Kuq”. Me 18 vite dhe 37 ditë, Grinvud është lojtari më i ri që shënon gol dhe regjistron asistim në një ndeshje të nivelit evropian me skuadrën e Man. Junajted. Lojtari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga tifozët e skuadrës dhe kjo paraqitje mund t’i ndihmojë shumë për të fituar një vend në formacionin titullar edhe për ndeshjet e tjera.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...