Grimerja e njohur shqiptare  Foinika Kay, e cila në Instagram njihet si Exterioglam ka qenë prezent në një darkë shumë të rëndësishme me të ftuar yje botërore.

Ajo ishte njëra prej të ftuarve të Kim Kardashian pas lansimit të KWW & Winnie.

Kjo u bë e ditur nga vet ajo pasi postoi fotografi në instastory madje edhe ka pozuar krah Kim-it.

“Faleminderit që më ftove”, ka shkruar ajo poshtë imazhit ku edhe e ka etiketuar yllin televiziv.

Grimerja me prejardhje shqiptare prej vitesh jeton në Amerikë atje ku edhe e ushtron profesionin e saj me shumë sukses.

Ajo numëron më shumë se 1.6 milionë ndjekës në Instagram, në mesin e të cilëve ka edhe të famshëm ndërkombëtar që ndjekin punën e saj.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...