Për grimeren e njohur nga Prishtina, Sellma Kasumoviq, vajza e kriminelit Arkan është ‘lepotica’ (bukuroshe). Ndoshta Anastasija Raznatovic, edhe është e bukur, por një kompliment i tillë ndaj vajzës së njërit nga kriminelët që ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në masakrat në Kosovë, duket krejtësisht i hidhur.

Kjo shihet edhe nga komentet e shumta që ka marrë si boomerang e mirënjohura Sellma, të cilës lexuesit ia tërheqin pak vëmendjen se kë e quan bukuroshe.

Kujtojmë se Arkani ishte njëri nga më famkeqët serb, njësitet e të cilit, ishin drejtpërdrejt të involvuara në masakrat e Kosovës. Periskopi, më shumë se një vit më parë, ka sjellë dosjen e plotë të Masakrës së Mejës, ku janë masakruar 350 shqiptarë.

Në këta masakër, kanë qenë pjesëmarrës edhe njësiti famkeq serb ‘Tigrat e Arkanit”./Periskopi

Shpërndaj me