Me Antoine Griezmann që po përgatitet t’i jap fund eksperiencës 5 vjeçare te Atletico Madrid, të shumë janë zërat që e shikojnë francezin si futbollistin më të ri të Barcelonës.

Por, për të shuar këto zëra mendoi vëllai i sulmuesit, Theo, i cili në rrjetin e tij “Instagram” hodhi një foto të yllit të PSG-së, Neymar, por më pas e fshiu. Foton e brazilianit, Theo e shoqëroi me një “Hi”, duke shtuar akoma dhe më shumë thashethemet se Griezmann ka arritur një akord verbal me PSG-në.

Për kartonin e tij, Atletico kërkon rreth 120 milionë euro, shifër e konsiderueshme por jo e pamundur për kampionët francez. Te PSG, Antoine pritet të marr vendin e Edinson Cavanit, që besohet se i ka ditët e numëruar në kryeqytetin francez.

Nën urdhërat e Thomas Tucel, Griezmann pritet të aktivizohet si pykë, me Neymar e Mbappe që do formojnë tredhëmbëshin e sulmit. Skuadra e ardhshme do të ishte e treta për Griezmann, teksa më parë është aktivizuar me Real Sociedad dhe Atletico Madrid.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...