Sulmuesi shqiptar i Renxhers, Eros Grezda, i ka dhënë një goditje të madhe karrierës së tij tek ekipi skocez. Ai nuk preferohet nga trajneri Stiven Zherard që e ka dërguar të luajë me ekipin e moshave, por as atje shqiptari nuk po bën mirë. Në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Ballymena United të vlefshme për “Challange Cup”, Rangers U-21 fitoi me rezultatin 0-1, por antagonisti kryesor u bë Eros Grezda. Shqiptari luajti si titullar dhe pështyu kundërshtarin e tij Endrju Burn me të cilin pati dyluftime të forta. Trajneri i ekipit kundërshtar ka sulmuar Grezdën, ashtu si dhe futbollistët e Ballymena. Sulmuesi nuk është përkrahur as nga shokët e tij të ekipit që e kanë kritikuar për gjestin, ndërsa kapiteni i Rangers U-21, Greg Docherty, u ka kërkur falje kundërshtarëve pas ndeshjes.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...