Rreth 400 zjarrfikës dhe avionë ujëhedhës nga Bashkimi Europian u vendosën sot në Greqi për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë për të tretën ditë radhazi një rezervë natyrore në ishullin Eube, ndërkohë që autoritetet shprehin keqardhje për një katastrofë të madhe ekologjike.

“Ne jemi shumë optimistë sot sepse erërat nuk kanë qenë të forta”, deklaroi Yiorgos Kostopoulos, zyrtar i mbrotjes civile të ishullit, që ndodhet 100 kilometra në verilidnje të Athinës.

Zjarrëfikësit kanë arritur të izolojnë zjarrin në një luginë pranë fshatit të Platanas mbështetur nga 100 komionë, nëntë helikopterë, dy prej të cilëve të ardhur nga Italia dhe një nga Spanja.

“Ne kemi bërë të pamundurën për të krijuar mbrojtje të reja kundër zjarrit pranë fshatit” shtoi Kostopoulos.

Zjarri, që nuk ka shkaktuar viktima, ka prekur pyllin e Agrilitsas, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme në këtë rezervë natyrore prej 550 hektarësh.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...