Një ditë para firmosjes së marrëveshjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, deputetët e Parlamentit Grek vazhdojnë me debat të ashpër në seancën ku do të votohet mosbesimi i Qeverisë së udhëhequr nga Cipras. Derisa deputetët e opozitës si dhe partive jashtë Qeverisë bëjnë thirrje që të mos lejohet zbatimi i marrëveshjes për emrin, shumica mbron një gjë të tillë.

Mos lejoni që Qeveria të bëhet zbatuese e kërkesave të shërbimeve të huaja kundër interesave të helenizmit – tha Stavros Kalafatis, ish ministër dhe deputet i NDA Solun.

Ne i tejkaluam pengesat më të mëdha që i kemi pasur me dekada dhe tani kemi marrëveshje me të cilën në mënyrë eksplicite eliminohet konfuzioni dhe çështja e irredentizmit, derisa u siguruar trashëgimia jonë kulturore dhe historia jonë – dekllaroi Nikos Toskas, Zëvendës ministri për Mbrojtjen Qytetare.

Ndërkohë policia greke është ende në kërkim të deputetit të partisë “Agimi i Artë”, Konstatinos Barbarusis, i cili gjatë ditës së djeshme bëri thirrje në Parlament për puç ushtarak kundër kryeministrit grek, Cipras. Policia është në kërkim të tij që nga mbrëmja e djeshme kur Barbarius arriti të arriteset me makinë. Nga ana tjetër mediat greke kanë publikuar se kryediplomati grek Nikos Kocijas ka kërkuar që ministria e Jashtme greke të deklasifikojë rreth 30 dokumente të cilat kanë të bëjnë me bisedimet e mëhershme për emrin. Pritet që gjatë ditës ministri i Jashtëm Kocijas t’i shpalos këta dokumente gjatë diskutimeve në Parlament. Siç thuhet këta dokumente do të tregojnë si janë udhëhequr bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e ish Qeverive – asaj të Maqedonisë dhe asaj Greke. Dokumentet janë nga viti 1992 e deri më sot, dhe të njejtat duhet të tregojnë si kanë qenë propozimet për zgjidhjen e emrit. Mediat greke shkruajnë se këta dokumente do të jenë “bomba” të vërteta për opinionin.

Nga ora 16:00 sipas orës lokale janë organizuar përsëri protesta në Greqi përpara Kuvendit. Organizatorët paralajmërojnë edhe protesta të reja për nesër në Prespë gjatë kohës kur do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes Maqedoni – Greqi.

Gazeta “Proto Tema” ndërkohë ka publikuar rezultatet e një ankete më të fundit në të cilën 63% e qytetarëve i kanë thënë “jo” marrëveshjes Maqedoni Greqi, ndërkaq kundër përdorimit të emrit Maqedoni janë deklaruar rreth 75% e qytetarëve. Sipas rezultateve 49% e votuesve të Sirizas janë kundër marrëveshjes.

Vjollca Aliti 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...