Tridhjetë e tre për qind të ndërmarrjeve në Maqedoni i udhëheqin gratë, përqindja e grave në bordet drejtuese është e vogël, ndërsa gjithashtu, i vogël është edhe përfaqësimi i grave në funksionet e drejtorëve në ndërmarrje të cilët renditen në Bursa.

Të dhënat nga Regjistri Qendror i Maqedonisë, tregojnë se numri i grave sipërmarrëse në Maqedoni arrin rreth 33 për qind nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të regjistruara, pastaj gruaja është pronare e të paktën 51 për qind e ndërmarrjes dhe është drejtuese e saj.

Nga Agjencia “Marili” theksojnë se në Maqedoni, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e grave në pozitat menaxhuese, sipas disa njohurive jo të plota, gjendja është larg nën mesataren evropiane. Edhe pse një e treta e ndërmarrjeve në vend janë të themeluara prej grave dhe zyrtarisht gratë janë emëruar në pozitën më të lartë udhëheqëse, në praktikë aspak nuk është kështu.

Në BE objektiv është deri në vitin 2020 gratë të përfaqësohen në bordet mbikëqyrëse dhe drejtuese në ndërmarrjet me 40 për qind.

Në vend të dhënat orientojnë në atë se madje 45 për qind e ndërmarrjeve nuk kanë gra në bordet drejtuese, ndërsa në kompanitë e tjera pjesëmarrja e tyre është ndryshe dhe lëviz prej dy deri 21 për qind.

Gjendja megjithatë, me menaxheret në ndërmarrje, siç renditen në bursë tregojnë se atje janë të përfaqësuara me 3.86 për qind. Prej 102 ndërmarrjeve që paraqiten në bursën e Maqedonisë në vetëm katër prej tyre janë në pozitat më të larta udhëheqëse.

Nga “Marili” vlerësojnë se përforcimi ekonomik i grave drejtpërdrejt ndikon ndaj uljes së pabarazisë gjinore në biznes.

лидија трипуноска марили

“Menaxhimi i grave në Republikën e Maqedonisë sipas pikëpamjeve të agjencisë ‘Marili’ është zhvillim. Me më shumë gra menaxhere ballafaqohen në pozitat e larta në ndërmarrje,me atë që janë para ato që janë në biznese familjare dhe në disa sektorë që kanë kuadro më të mëdha të grave të arsimuara siç janë financat, menaxhimi me resurset njerëzore, IT sektori, ordinancat shëndetësore private, qendrat edukative dhe të ngjashme”, deklaroi Lidija Tripunovska menaxhere e përgjithshme “Marili”.

Shton se ajo që vërehet është se gratë menaxhere janë më shpesh të pranishme në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ndërsa në sferat më të mëdha dhe më me ndikim nga industria ato vështirë vijnë deri në pozita të larta menaxhuese.

Tripunovska thekson se në rastet kur ndërthuren funksionet e tyre si menaxhere dhe sipërmarrëse, vërehet se gratë më vështirë vijnë deri te mjetet financiare dhe deri në kredi të volitshme që të mund të zhvillojnë biznes të tyre.

Rekomandon se duhet ndihmë në situata të bizneseve të vogla kur gruaja është sipërmarrëse duhet të vijë në informacione të caktuara për mundësitë e zhvillimit, për plasimin e prodhimit të saj apo shërbimit që mund të jetë problem serioz për hap të madh në biznes.

“Problemet vijnë në këto raste dhe në pjesën e menaxhimit, njohjen e organizimit dhe udhëheqjen e ndërmarrjeve për të cilat gjithashtu, duhet të ekzistojnë servise përkatëse të cilat në nivel shtetëror do t’u mundësojnë grave të informohen në të gjitha drejtimet që të munden më me guxim të hyjnë të pavarur në menaxhimin para se gjithash si sipërmarrëse – menaxhere”, theksoi Tipunovska.

Më Maqedoni 73 për qind e ndërmarrjeve vendore të vogla dhe të mesme pronarë janë burra, ndërsa në 67 janë menaxherë të përgjithshëm.

Hulumtimi për përfaqësimin gjinor në pozita udhëheqëse, që paraprakisht e realizoi Instituti për studime komunikuese në bashkëpunim me institutin “Izida Vita” nga Sllovenia, tregon se edhe pse madje 65 për qind e të punësuarve në ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme në Maqedoni vlerësojnë se barazia gjinore në udhëheqje është shumë e rëndësishme, madje 60 për qind kanë thënë se ndërmarrja në të cilën punojnë nuk ka realizuar aktivitete për udhëheqje të barabartë gjinore dhe as që planifikojnë të bëjnë diçka të tillë.

Në drejtim të përfaqësimit më të madhe të grave në udhëheqjen e ndërmarrjeve është ngritur nismë për vendosjen e masave ligjore sistemore. Qëllimi është pjesëmarrja e grave në organet mbikëqyrëse dhe drejtuese të ndërmarrjeve të jetë 30 deri 40  për qind. Nisma është ngritur në bashkëpunim me asociacionet e grave, odat ekonomike dhe sektorin publik.

Gratë nga pozita menaxhere thonë se nga viti në vit ndjehet ndryshimi në perceptimin për sipërmarrjen e grave. Gratë janë dëshmuar si top menaxhere dhe lidere në sferat e tyre.

Viktoria Shotaroska, menaxhere rajonale e PIK-KO SHPK, e cila është në pozitën e menaxhere e ndërmarrjes internacionale 10 vjet thotë se në fillim sjellja edhe nga ana e klientëve dhe nga partnerët jashtë vendit ka qenë e përmbajtur dhe me një rezervë të dukshëm, por se vetëm pas dy-tre vjetëve kanë ndryshuar dhe respekti është në nivelin më të lartë dhe në tërësi të gjithë mbështeten në bashkëpunimin profesionalë i cili jep fryt dhe rezultate të shkëlqyera për të dy palët.

викторија шотароска

“Sot vlerësojë se në tërësi është ndryshuar perceptimi për atë si një grua mund të drejtojë me kompaninë ndërkaq më shumë në rastin tim me kompani internacionale në tre tregje. Ne gratë me të gjitha ato karakteristika bartëse siç është ambicia, përkushtimi maksimal, përgjegjësia, madje edhe aftësitë vendimtare, të cilat duhet ta pranojmë se çdo herë janë ana e fuqishme, por madje edhe nga këndi tjetër na bëjnë shumë më të kujdesshme në qasjen. Vërtetë bëmë revolucion dhe dëshmuam si lidere të shkëlqyera dhe top menaxhere në çdo sferë të punës”, thekson Shotaroska.

Sipas asaj, sot nuk parashtrohet pyetja si është të jesh grua menaxhere, aspak nuk vihet në pyetje gjinia, në pyetje është shqyrtimi të konfirmohen dhe zbulohen mundësitë dhe perspektivat të cilat vërtetë janë të shumta nëse i hapim njohurit, të njëjtat t’i shohim, pa dallim të gjinisë.

Shpërndaj me