Grammy Awards veçse ka nisur të bëjë publike listën e fituesve.

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që sapo ka fituar çmim në Grammy Awards. 

Ajo është shpërblyer në kategorinë  ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson).

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Dua Lipa përmes një postimi në Twitter. Ajo është shprehur tejet e emocionuar dhe thotë se e ka të vështirë ta besoj.

“Nuk mund të besoj që kjo është e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Lipa.

 

Loading...

Shpërndaj me