Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri nuk ka identifikuar ende asnjë nga autorët e grabitjes në pistën e aeroportit Rinas në Tiranë, por ka vetëm të dyshuar, persona të cilët janë përfshirë më herët në grabitje te ngjashme.

Përveç analizave që janë zhvilluar nga Prokuroria dhe policia nuk ka asnjë risi përveç faktit që Prokuroria ka sekuestruar dokumentet nga Aeroporti i Rinasit si dhe komunikimet për nivelin e sigurisë atje.

Ndërkohë që burime për Top Channel bëjnë me dije se bazuar në analizën e profileve të disa grupeve në fushën e grabitjeve dhe ngjashmërive të rasteve janë ngritur dyshime mbi identitetin e disa prej autorëve, të përfshirë në disa grabitje nga viti 2016 e në vijim.

Duke marrë parasysh skemën e përdorur në 2016-ën, për grabitjen e dhunshme brenda pistës së aeroportit, ku u përdorën 4 automjete nga grabitësit për të mos lënë gjurmë, Aleks Pepa është një prej të dyshuarve në grabitje. Ky i fundit është i shpallur në kërkim për këtë grabitje, por ende nuk është arrestuar.

Grabitja e dhunshme ka një ngjashmëri me një tjetër të ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku ka qenë i përfshirë edhe grabitësi i vrarë Admir Murataj, e për këtë arsye Prokuroria ka dyshime se në grabitjen e fundit ka marrë pjesë edhe Klement Çala, i cili gjithashtu është në kërkim.

Shikohen të dyshuar edhe mbetje nga grupi i “Babagjyshëve”, një pjesë e të cilëve janë dënuar./tch

Loading...

Shpërndaj me

Loading...