Me financim të kompanisë EVN dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, në shkollën teknike në Gostivar, sot është përuruar një klasë për 20 nxënës të drejtimit të ri për elektromontues dhe elektroteknik. Këta nxënës, do jenë pjesë e gjeneratës së parë të kësaj shkolle, të cilët pas përfundimit të shkollimit, do kenë mundësinë edhe të punësohen në kompaninë EVN, e cila, përveç mësimit teorik, iu ofron edhe mësimin praktik, me mentor që i siguron vetë kompania. Kabineti EVN, siç quhet ndryshe, përveç me pajisjet më bashkëkohore elektrike për nxënësit, është i pajisur edhe me veshje për mbrojtje por edhe mjete pune të nevojshme për kryerjen e praktikës, madje edhe në terren. Ky projekt i përbashkët i ministrisë së Arsimit dhe EVN-së, në Gostivar hapet pas atij të shkollës “Mihajllo Pupin” në Shkup.

Jam i lumtur të jem këtu dhe të mund të marr pjesë në këtë ditë të bukur sepse më bën krenar kjo sot. Nuk jam krenar për veten time, por për këta nxënës këtu, që e kuptuan se ata duhet ta marrin të ardhmen në duart e tyre, pra të marrin vendim, dhe ata vendosën të na besojnë neve dhe konceptit tonë dhe ne nuk do e keqpërdorim këtë besim dhe do iu mundësojmë atyre një edukim që është ndërkombëtar me shumë standard dhe kualifikim. Pastaj pas tre vitesh atyre do iu japim punë dhe do fitojnë para dhe ky është një premtim – deklaroi Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN –së.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...