Google pritet që të tregojë zhvillimin e intelegjencës artificiale në konferencën vjetore që do mbahet këtë mbrëmje.

Teknologjia e re e kompanisë, e njohur si asistenti i Google mund të fitojë aftësi të reja për trajtuar veprime si rezervimet e restoranteve pa përdorur duart.

Google mund të zbulojë përditësimet për sistemin operativ Android, të mundësojë sugjerime më të mira të lundrimit në Google Maps dhe të shtyjë më tej në teknologjinë e zgjeruar të realitetit, që mbivendos një pamje të botës reale me imazhe dixhitale.

Gjigandi i kërkimit synon të bëjë ndihmësin e tij të dobishëm që njerëzit të mos jetojnë pa të, ose rezbultatet e shpejta që i shfaqen përdoruesve kur kërkojnë dicka.

Një gjë tjetër që mund të prezantojë Google është plani për përmirësuar kujdesin shëndetësor, për të ruajtur mjedisin apo për të bërë zbulime shkencore.

Shpërndaj me