Golgota e qytetarëve të përjashtuar nga sistemi për ngrohje qendrore assesi të përfundojë. Pasi që me ligj u garantohet se nuk do të paguajnë më për një shërbim që nuk e përdorin, tani Balkan Energy Group refuzon t’i pranojë kërkesat e tyre që të fshihen nga evidenca. Ajo është kompania për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë për ngrohje në Shkup. Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës rekomandojnë që qytetarët të cilët përballen me këtë problem, dokumentet t’i dorëzojnë tek ta. Është e nevojshme të dërgohet një kopje e letërnjoftimit, lista e pronësisë jo më e vjetër se një muaj, certifikata e lindjes së personit që jeton në banesë ose kontratë për kujdes nëse prindërit jetojnë në të, si dhe faturë për energjinë e paguar elektrike nga gjashtë muajve të fundit. Nëse banesa është e dhënë me qira, përveç këtyre dokumenteve, duhet të dorëzojnë edhe marrëveshje qiraje.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...