Golden Stejt Uarriors fitoi 114-111 ndaj Portlandit në finalen e dytë të play off-it të Konferencës së Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 me fitore. Skuadra kampione i shfrytëzoi në maksimum dy takimet e para të luajtura në fushën e saj, edhe pse suksesi i fundit nuk ishte aspak i lehtë. Basketbollistët e Uarriorsave u shkëputën deri në 17 pikë në mesin e ndeshjes, mirëpo në fund ata rrezikuan ta humbisnin takimin. Sërish mungoi Durant, i dëmtuar dhe protagonist ishte Stefon Keri, që realizoi 37 pikë, mbështetur edhe nga Klej Tompson me 24 pikë. Për Portland u dalluan Lillard me 23 pikë dhe MekKollum me 22 pikë. Tani seria e finaleve play off do të spostohet në fushën e Portland, që do të tentojë të rihapë garën për titullin kampion në Perëndim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...