Skuadra e Golden Stejtit fitoi 116-94 ndaj Portlandit, në finalen e parë të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 1-0 serinë e ndeshjeve. Edhe pse pa Kevin Durant, Golden Stejt ishte gjatë gjithë kohës në epërsi dhe ai që bëri diferencën ishte Stefen Keri, që realizoi 36 pikë, ndrërsa Klej Tompson shtoi edhe 26 pikë. Portland nuk arriti të rivalizojë edhe pse 5 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Dy takimet e para finale të play off-it do të luhen në fushën e Golden Stejtit dhe më pas seria do të transferohet në Portland. Nesër do të luhet finalja e parë play off edhe në Konferencën e Lindjes mes Milloukit dhe Torontos.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...