Sipas të përditshmes spanjolle “Gol”, drejtuesit e Real Madridit kanë marë një ofertë befasuese nga Totenhami. Drejtuesit e skuadrës angleze, sipas “Gol”, janë të gatshëm që të lëshojnë Kristian Eriksenin që të kalojë në Madrid, në rast se ka ofertë prej 50 mln euro dhe në të këtë ofertë të përfshihet kroati Luka Modriq. Presidenti i Realit, Florentino Perez ka mbetur i shtangur nga oferta e re dhe do të te duhet të gjejë mënyrën se si të kënaq trajnerin Zinedin Zidan, i cili e ka shkruar emrin e danezit në listën e dëshirave gjatë merkatos së verës. Mirëpo në anën tjetër Zidan konsideron mesfushorin kroat si të paprekshëm në fanellën e Realit, andaj Perez do të duhet të gjejë mënyrë që të plotësojë dëshirat e Zidanit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...