Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski sërisht është rikthyer shënimeve të golave për skuadrën e tij, Lids Junajted. Alioski hapi rezultatin në minutën e 50-të në terrenin e Hadersfilldit me një vole fantastik, duke mos lejuar asnjë lëvizje të portierit vendas qw të ndalojë këtë predhë të vërtetë nw portwn e vendasve. Për Alioski është goli i tretë në këtë sezon, pasi që shënoi ndaj Stouk Sitit dhe Milluollit. Golin e dytë për Lidsin në këtë përballje, e shënoi Hernandez në minutën e 78. Me këto tri pikë Lids Junajted është në vendin e parë në Ligën e Dytë të Anglisë me 43 pikë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...