Spanja po përgatitet për gjykimin më të ndjeshëm në këtë vend gjatë shumë dekadave, kur do të përballen shumë politikanë dhe aktivistë katallanë me akuzat për kryengritje gjatë tentimit të pavarësimit të dështuar të Katalonjës në vitin 2017.

Gjyqësia spanjolle në provim në gjykimin e politikanëve katallanë

Procesi gjyqësor do të fillojë nesër dhe do të transmetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në televizion dhe pritet se të gjithë sytë do të drejtohen kah paanësia e Gjykatës Supreme të Spanjës.

Aktivistit katallanë deri tani e kanë sulmuar kredibilitetin e gjykatës, duke pretenduar se bëhet fjalë për një marionetë të Qeverisë spanjolle dhe se çdo aktgjykimi do të jetë politik dhe paraprakisht i vendosur.

Kryetari i Gjykatës Supreme Carolos Lesmes i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se ky është gjykimi më i rëndësishëm prej tranzicionit demokratik spanjoll të vitit 1977 pas vdekjes së diktatorit fashist Francisco Franco.

Loading...

Shpërndaj me