Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka vendosur që të lë në fuqi dënimin për të përjashtuar Skënderbeun për 10 vite nga kompeticionet Europiane, dënim ky i dhënë pak kohë më parë nga UEFA. Megjithëse besimi në kampin korçar ishte i madh se nga Lozana mund të vinte një lajm i mirë, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ëndrra e shumë tifozëve të cilët kishin organizuar edhe protesta për të hedhur poshtë dënimin, tashmë është “vrarë” dhe mbetet të shihet vetëm reagimi i klubit pas këtij vendimi. Në vitet e fundit, Skënderbeu ka qenë dominues në Shqipëri, por vendimi i dhënë nga UEFA pak kohë më parë, bëri që të kishte jo pak lëkundje dhe u larguan shumë futbollistë. Pas këtij konfirmimi të dënimit nga KAS-i, pritet që largimet të jenë edhe më të shumta.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...