Në 20-vjetorin e çlirimit të vendit grupi “Gjurmët” do të mbajë koncert sonte nga ora 20:30 në sallën “1 Tetori”.

Në po këtë ditë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ndarë “Çelësin e Prishtinës” për anëtarët e këtij grupi.

Ai tha se për këtë koncert ka një interesim të madh, gjë që është vërejtur edhe me shitjen e biletave.

“Edhe një herë për 20-vjetor nuk kemi pasur ndoshta mundësi më të mirë se sa me i pas ‘Gjurmët’ në koncert për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës. Nuk ka gjeneratë në Prishtinë, në Kosovë e cila nuk i ka ‘Gjurmët’, gjithmonë në kompjuterat e tyre, në vende ku dëgjohet muzikë. Pa marrë parasysh a kanë jetuar në kohën kur ‘Gjurmët’, kanë qenë aktiv, apo edhe sot gjeneratat e reja të cilat vazhdojnë me bart prej gjeneratës në gjeneratë muzikën e ‘Gjurmëve’ që edhe atëherë kanë qenë goxha alternative për skenën e asaj kohe”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka ndarë për këtë grup edhe “Çelësin e Prishtinës” të punuar me filigran. Ky grup tha se përfaqëson më së miri Prishtinën.

Anëtari i grupit “Gjurmët”, Migjeni Kelmendi, tha se është nder që po u ndahet “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Prishtinës.

“Ne e kemi borxh këtë koncert për Prishtinën. Ne vërtetë shkuam në Tiranë, sepse ishin do rrethana të tilla edhe menduam se mundemi të vijmë shumë shpejt edhe në Prishtinë. Por, për fat u bë i mundur edhe është një datë e madhe, data e çlirimit. Kështu që besoj që sonte kemi me ofru një koncert, një rock-koncert që e përfaqëson atë frymën që ne e kemi kultivuar në vitet e 80-ta”, tha ai.

Kelmendi tha se do të jetë nder që të performojnë dhe kujtojnë këngët që kënduan vite më parë.

Ai shtoi se është rast i veçantë që do të kenë mundësi të mbajnë koncert pas 35 vitesh para qytetarëve të Kosovës.

“Gjurmët” për këtë koncert kanë ftuar edhe miq nga Prishtina e Tirana, emra të njohur si: Dukagjin Lipa, Elina Duni, Xuxi, e shumë të tjerë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...