Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se çështja e korrigjimit të kufijve të Kosovës i përshtatet vetëm presidentit  rus dhe se kushdo që hap këtë çështje do të konsiderohet armik i popullit shqiptar.

Gjuriq ka thënë se ky nuk është viti 1999 dhe se sipas tij është e qartë se përfaqësuesit shqiptarë ende nuk kanë mungesë të papërgjegjësisë.

“Kisha dashur që shqiptarët të udhëhiqen nga njerëz përgjegjës dhe racionalë, duket se nuk ka mungesë papërgjegjshmërie midis përfaqësuesve shqiptarë. Ky nuk është viti 1999 dhe gjithnjë e më shumë njerëz në botë e njohin të vërtetën dhe se çfarë është krijimi i të ashtuquajturës Kosovë”, tha ai për Tv Pink.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...