Novak Gjokoviç dhe Huan Martin De Potro, kanë zhvilluar një ndeshje që zgjati plot 3 orë në turenun në Romë dhe në fund tenisti serb iu gëzua fitores me 2-1 në sete. Setin e parë e fitoi argjentinasi me 6-4 në geme, ndërsa në të dytin, Gjokoviç kishte epërsi 5-2 dhe nuk shfrytëzoi mundësin që të fitojë setin. Del Potro u rikthye në ndeshje dhe e dërgoi setin në taj brejk. Aty Del Potro kishte epërsi 6-4 dhe dy mundësi për të fituar ndeshjen, mirëpo Gjokoviç nuk lejoi befasi dhe mori të gjithë gemet e ardhshme për të barazuar rezultatin në 1-1 në sete. Setin e tretë e fitoi Gjokoviç me 6-4 në geme dhe siguroi kualfikimin në gjysmëfinale, ku do të takohet me Diego Shvarzman. Në takimin tjetër të gjymsëfinales do të përballen Nadal dhe Cicipas.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...