Edhe pse jeton në pjesën e Italisë ku virusi “Korona” është përhapur së fundi, mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk ka frikë nga kjo epidemi. Gjimshiti për “Blick.ch” ka treguar se si po i kalon ditët në pjesën veriore të Italisë, të prekur nga viruso “Korona”.

“Deri më tani çdo gjë ka qenë si zakonisht, pos që janë anuluar disa ndeshje. Nuk kemi pasur stërvitje të hënën, por të martën të gjithë kthehemi në fushë. Të paktën kështu është plani. Natyrisht që shpresoj se virusi do të ndalet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe që nuk do të ketë viktima tjera. Por unë personalisht nuk jam i frikësuar nga virusi. Mendoj se ka sëmundje tjera më të mëdha në botë. Gjithsesi, nuk do të ftojë familjen dhe shokët e mi në Bergamo”, ka thënë Gjimshiti.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...