Atalanta ka barazuar 1-1 ndaj Juventusit në Allianz Stadium dhe e ka në dorë vetë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjes këto ishin fjalët e qendërmbrojtësit të Atalanta-s dhe përfaqësueses shqiptare Berat Gjimshiti.

Mund ta kishim mposhtur Juve-n. Ishte një pjesë e parë e mirë, pas rastit të tyre me Ronaldo-n, ne krijuam më shumë. Megjithatë, në pjesën e dytë e ulëm ritmin. Juve ka lojtarë shumë të fortë fizikisht dhe shënoi golin e barazimit me Manxhukiç. Akoma nuk është siguruar kualifikimi. Sasuolo luajti një ndeshje shumë të mirë me Roma-n, kështu që duhet të tregojmë atë që kemi bërë gjatë gjithë sezonit dhe ta mbyllim me një fitore të madhe,” tha mes tjerash Gjimshiti.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...