Xhian Piero Gasperini, trajneri i Atalanta-s, ka analizuar fitoren e marrë në minutat e fundit kundër Verona-s falë një goli të Berat Gjimshitit.

“Kemi marrë një fitore me shumë vlera për shkak të mënyrë sesi po shkonte ndeshja. Goli i Gjimshitit? Pjesëmarrja e mbrojtësve është thelbësore. Është një zgjidhje që befason pak kundërshtarin, që është i përqendruar te disa lojtarë dhe lë të lirë disa të tjerë. Ky përmirësim i mentalitetit ka ardhur me kohën Ka filluar katër vite më parë pavarësisht se skuadra ka ndryshuar shumë. Vetëm këtë vit skuadra është në 90% ajo e vitit të kaluar. Ndeshjet e Ligës Europa, më pas ato të Ligës së Kampionëve, të ndihmojnë të përmirësohesh.Duhet të arrijmë te ndeshja me Shakhtari-n në formën më të mirë të mundshme. Është si një finale,” ka thënë Gapserini për Sky Sport.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...