Gjashtë prodhues të njohur të pajisjeve elektro-shtëpiake u gjobitën 189 milionë euro për marrëveshje të fshehtë për ruajtjen e çmimeve të larta, njoftoi sot Autoriteti i Konkurrencës në një komunikatë.

”BSH, Candy Hoover, Vëllezërit Eberhardt, Electrolux, Indesit dhe Whirlpool akuzohen për marrëveshje në shkallë të gjerë”, sipas këtij autoriteti.

Asnjëri prej tyre nuk i kundërshtoi faktet duke mundësuar në këtë mënyrë uljen e dënimit.

”Mes shtatorit 2006 dhe janarit 2007, më pas midis fundit të majit 2008 dhe prillit 2009, prodhuesit janë takuar disa herë për të diskutuar për rritjen që do të zbatohej në çmimet që i paraqiten sektorit të shitjes (çmimet që i jepen shpërndarësve) dhe duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e çmimit”, sqaron autoriteti.

Loading...

Shpërndaj me