Gjethet e rrushit janë të pasura me shumë vitamina e minerale. Njerëzit që janë të kujdesshëm me peshën e tyre, duhet të përdorin gjethet e rrushit, sepse ato përmbajnë shumë pak kalori.

Në pesë gjethe gjenden 14 kalori. Gjethet e rrushit janë një burim i mirë ushqyesish.

Aty gjenden vitaminat C, E, A, K dhe B6 përfshirë niacinën, hekurin, fibrën, riboflavinën, folatin, kalciumin, magnezin, bakrin dhe manganin.
Një racion me gjethe rrushi nuk përmban as yndyrë, as kolesterol dhe ka shumë pak natrium dhe sheqer.

Përfitimet e tjera shëndetësore nga përdorimi i gjetheve të rrushit:

Luftojnë inflamacionin

Kufizon nivelin e sheqernave në gjak
Luftojnë reumatizmin
Luftojnë diarresë
Luftojnë dhimbjet e stomakut
Para përdorimit rekomandohet që gjethet e rrushit të pastrohen me shumë ujë në mënyrë që të largohet natriumi i tepërt.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...