Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore dhe qeveria po e përshpejton procesin e migrimit të punëtorëve të huaj. Në Bon po fillon një shërbim i ri për të koordinuar njohjen dhe kualifikimin e diplomës.

Ekonomia gjermane varet nga emigracioni. Kjo është arsyeja pse qeveria federale po fillon një program për të tërhequr ekspertë të huaj nën moton “Bëni atë në Gjermani”. Kjo është një përparësi kombëtare.

“Pa ekspertë të huaj ne nuk do të ishim në gjendje të mbështesnim mirëqenien tonë. Ne nuk mundet thjesht t’i presim këta njerëz, por duhet të punojmë për t’i tërhequr ata”, tha Ministri i Punës, Hubertus Hajl.

Zyra gjermane e statistikave konfirmon se deri në vitin 2035 numri i qytetarëve të aftë për punë në vend do të zvogëlohet nga katër në gjashtë milionë. Në shumë sektorë ka mungesë të fuqisë punëtore. Sipas Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIAC), rreth 56 për qind e firmave i konsiderojnë mungesat e fuqisë puntore si rreziku më i madh për biznesin.

Tokë e imigrantëve

Qeveria federale përfundimisht i kushtoi vëmendje thirrjeve të biznesmenëve dhe ka punuar shumë për disa kohë për të krijuar supozime për të tërhequr ekspertë nga jashtë. Pas një debati të gjatë, u miratua Ligji për Migracionin e Punës Profesionale, në të cilin qeveria federale pranoi se Gjermania ishte një tokë imigrantësh – gjashtë dekada pas valës së parë të madhe të kolonistëve.

Qëllimi kryesor i ligjit është të lehtësojë hyrjen e punëtorëve të huaj në tregun gjerman të punës – praktikisht në të gjithë sektorët.

Në të vërtetë nuk ka rëndësi se nga vjen personi, gjëja më e rëndësishme është të dëshmohet se ai / ajo dëshiron të integrohet në një shtet, se ai / ajo dëshiron të bashkëpunojë dhe të jetë pjesë e shoqërisë. Dhe atëherë nuk bëhet fjalë se prej nga vini, por se si dikush dëshiron të integrohet, deklaroi Ministrja Federale e Arsimit, Anja Karliçek për Dojçe Velen.

Ajo së bashku me kolegun e saj Hajl, të hënën në Bon hapën një institucion të ri për njohjen e kualifikimeve profesionale. Aktualisht ka rreth 1.400 departamente të ndryshme në Gjermani që merren me njohjen e diplomave të huaja.

Procesi i njohjes deri më tani është vonuar dhe kërkon kohë, shumë më gjatë sesa në vendet skandinave ose në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada. Kjo duhet të korrigjohet me Qendrën e re të Njohjes së Diplomave.

Një procedurë më e thjeshtë dhe më e shpejtë

Në të ardhmen, çdo person i interesuar për të punuar në Gjermani duhet së pari të lidhet me Qendrën e re, e cila do t’i ndihmojë ata të përgatisin dokumentacionin e plotë të nevojshëm për njohjen e kualifikimeve që të jenë në dispozicion për konsultim dhe shpërndarje të aplikimeve të tyre tek autoritetet përkatëse në të gjitha krahinat gjermane.

Por ajo që e ndihmon Gjermaninë, nga ana tjetër, do të hapë probleme të mëdha. Përkatësisht, nga Evropa Juglindore nuk largohen vetëm personat më të kualifikuar me arsim të lartë, por edhe nga ata që kujdesen për ta, stafin mjekësor, mjeshtrat, mekanikët etj. Nga vende si Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia ose BeH në vit vijnë më shumë se 100.000 punëtorë.

E pyetur nëse Qeveria gjermane e di se çfarë nënkupton kjo për tregun e punës të këtyre vendeve, ministri Hajl u përgjigj: “Ne kemi lidhur disa marrëveshje bilaterale, për shembull, për të mos tërhequr personelin mjekësor nga ato vende që kanë nevojë për punëtorë të tillë. Unë mendoj, megjithatë, se ka nevojë për liri të lëvizjes, kështu që nëse ne e organizojmë mirë, atëherë do të përfitojnë të dy vendet dhe në fund të fundit do të forcojmë marrëdhëniet tona “.

Mirë për Gjermaninë, keq për Ballkanin

Në 1 mars të këtij viti, në Gjermani hyn në fuqi Ligji i ri për Migracionin e Fuqisë Punëtore Profesionale. Do të lehtësojë ardhjen dhe kërkimin e punës në Gjermani për të gjitha vendet jashtë BE-së. Në të ardhmen, qytetarët e shteteve anëtare të BE-së nuk do të kenë më përparësi. Një nga rajonet e shënjestruar tradicionalisht nga punëdhënësit gjermanë është Ballkani Perëndimor.

“Në të kaluarën kemi marrë shumë kërkesa nga Ballkani Perëndimor. Ai është një nga rajonet që është shumë i rëndësishëm për ne, sepse aty ne gjejmë një forcë punëtore të mire dhe të kuakifikuar. Nga ana tjetër, ka shumë njerëz që e dinë gjuhën gjermane, gjë që është një ndihmë e madhe në integrim”, deklaroi për Dojçe Velen, Torsten Rolfsmajer i Shërbimit Federal të Punësimit.

Motivimi për t’u larguar nuk është vetëm paga gjermane, por korrupsioni, perspektivat e këqija dhe mungesa e shtetit ligjor. Që nga vitit 2000 e më pas nga rajoni janë larguar miliona njerëz. Midis tyre një numër i madh janë të rinj, me arsim të lartë, duke lënë pas një kolaps të madh në tregun e brendshëm të punës dhe një problem demografik që është në rritje. Nga ana tjetër, transferimet e parave të emigrantëve të rinj ndihmojnë në përkrahjen e paqes sociale në vendet e tyre./DW

Loading...

Shpërndaj me

Loading...