Policia gjermane pritet t’i dorëzojë sot Izraelit mijëra dokumente që i përkisnin Max Brodit, njerit të besuar dhe ekzekutuesit të testamentit të Kafkës, epilogu i një sage ndërkombëtare në lidhje me këto arkiva.

Brod, i cili vdiq në 1968, ndikoi në famën pas vdekjes së shkrimtarit çek, me publikimin e disa prej veprave të tij.

Ende sot, interesi për të pasur në duar këto arkiva është i madh pasi një numër i madh i veprave të Kafkës nuk mundën të gjenin dritën e botimit kur ishte ende gjallë dhe çdo dokument i panjohur fsheh në vetvete një tekst të veçantë të shkrimtarit të famshëm çek në gjuhën gjermane apo detaje për jetën e tij.

Gjithsesi në 2013, dy izraelitë iu ofruan Arkivave të Letërsisë gjermane të Marbach si dhe blerësve privatë me pretendimin se zotëronin dokumente të panjohura më parë që u përkisnin Max Brod, edhe ai vetë shkrimtar dhe gazetar.

”Autoritetet gjermane kuptuan shpejt se bëhej fjalë për dokumente që i përkisnin arkivave private të Max Brod të cilat ishin vjedhur në shtëpinë e sekretares së tij në Tel-Aviv’’, sipas ambasadës izraelite.

Tri valixhe, që përmbajnë rreth 5 000 faqe me dokumente personale u zhvendosën në atë kohë në ambientet e Policisë Federale Gjermane (BKA).

Ekspertë në fushën e letërsisë u thirrën si suport për hartimin e një inventari.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...