Gjermania ka mposhtur Estoninë me rezultatin e pastër 3-0 megjithëse duhet të luante shumicën e ndeshjes me një lojtar më pak pas të kuqit të Emre Can. Skuadra e Loevit ruajti qetësinë dhe pas pushimit arriti të lulëzonte me dy golat e mesfushorit të Mançester Siti-t, Ilkaj Gundogan. Gundogan ka përgatitur edhe golin e tretë të takimit që u shënua me tepër klas nga Timo Verner. Me këtë fitore Gjermania nuk i ndahet Holandës në krye teksa dy skuadrat legjendare ndodhen me pikë të barabarta në krye të grupit C.

Uellsi dhe Kroacia kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për grupin E. Me këtë rezultat, kroatët ruajnë kreun e grupit ndërsa vendasit ndodhen në vend të katërt shumë larg një vendi që do t’i kualifikonte në Europian.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...