Kanë blerë 100 koli birrash, duke boshatisur supermarketin vendas, për të lënë ‘thatë’ pjesëmarrësit në festivalin neonazist  “Schild und Schwert” (“Mburojë dhe shpatë”), i cili u zhvillua në fshatin e vogël gjerman të  Ostritz.

Protagonistët e protestës, simas mediave vendase, janë banorët e vendit të vogël.

Kështu, të 500 pjesmarrësit në manifestim, pavarësisht të nxehtit, nuk kanë mundur dot të pijnë asnjë birrë të vetme.

Ndërkohë, policia kishte ndaluar pijet alkoolike nëpër lokale gjatë eventit neonazist, duke konfiskuar  4.400 litra birrë.

Ministri-president i Saksonias Michael Kretschmer falenderoi në Twitter banorët e Ostritz.

“Kur ekstremistët e së djathtës përpiqen të përkufizojnë gjithçka me sloganet e tyre aspak humane, duhet të ngrihemi të gjithë”, la shkruar shkroi politikani i Cdu.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...