Kuvendi qytetar i Gjenevës ka menduar që këtë vit të shpallë limitet e zhurmës së automobilave, motoçikletave dhe kamionëve në rajonet e banuara.

Aktivistët i kanë bërë thirrje udhëheqësve komunal që të ulin nivelin e zhurmës në 80 decibel, që i bie të jetë e ngjashme me nivelin e makinës së larjes së rrobave.

Zhurmat janë dukuria më e shpeshtë e ndotjes së këtij qyteti zviceran, ndërsa Defin Klopfenstajn nga partia e të Gjelbërve vlerëson se radarët që do të regjistrojnë zhurmat dhe do të kapin makinat problematike, nuk duhet të mos vendosen për shkak të kostos së tyre./Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...